Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, anëtar i FC Atalanta, u shpreh mjaft i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:1 ndaj Sassuolos. “Jemi të lumtur që fituam këtë ndeshje, ne kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që bënte shumë presing, bëri një ndeshje të mirë.
Por ne i deshëm më shumë këto tre pikë, këtë fitore, që erdhi në fund, edhe pse nuk luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, por në fund morëm atë që deshëm”, tha Berisha Për ndeshjen ndaj Evertonit në Europa League, ka thënë: “Duhet të përgatitim për ndeshjen me Evertonin. Kemi pak kohë, por jemi të bindur se mund të bëjmë një ndeshje të mirë”, theksoi Berisha.