Karim Benzema po luan sezonin e tij të nëntë te Real Madridi. Sulmuesi francez ka dhënë një intervistë ku ka folur për qëllimet e skuadrës madrilene dhe në veçanti për trajnerin Zinedine Zidane.

Do të thoja që Zidane ka pasur një ndikim të madh në fitimin e trofeve. Zidane më ka bërë që të kem më shumë besim në vetvete. Ai është i durueshëm, i qetë dhe di të japë këshilla të mira. Gjithashtu është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes me fjalët e tij. Ai është një shembull i suksesit për të gjithë, si lojtar ose si trajner”, tha Benzema.