Bekim Saliu personi që u përfol më shumë për kandidat të komunës së Çairit sot ka realizuar një fotografi me kandidatin zyrtarë të BESËS, Zekijra Ibrahimit. Beka e puth pa dashuri Zekën. Ai këtë foto e ka bërë vetëm për të treguar se BESA në Çair është e bashkuar në të kundërtën BESA e Çairit është më e përçarë pasi dy grupet para kandidmit u përplasen mese vete.
Siç mësohet jozyrtarisht grupi i Kastriot Rexhepit është më i hidhëruar pasi ata paraprakisht kanë pasur marrëveshje me LSDM-në e Mukit për mbështetje në zgjedhje, por Zeka i Lëvizjes ua prishi matematikat duke ardhur si krah i fuqishëm i VMRO-së.
Ndryshe në Çair gara do të jetë e lehtë mes Visar Ganiut të BDI-së dhe Zekirja Ibrahimit të BESËS, por LSDM-ja do të përkrah që në raundin e parë profesorin Ganiu që në raundin e parë Visar Ganiu do të jetë në avantazh nga Zeka i BESËS./TetovaSot/