Zona e shtatë e qytetit ishte pjesë e agjendës së kandidatit për Kryetar komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta. Gjatë takimit me banorët e zonës dhe drejtusit e bizneseve, Bejta shpalos planet për Gostivarin e nesërm, ndërkaq evidentoi edhe sugjërimet e banorëve të lagjes.

Pasi në zonën e shtatë të qytetit janë të ndërtuara me dhjetëra banesa kolektive banesore, Bejta u tha banorëve që krahas rregullimit hortikulturor të oborreve të jashtme, do të merret iniciativë edhe për ndërrimin e dyerve kryesore të banesave kolektive, duke vendosur dyer të blinduara dhe me kartela elektronike.

“Objektet e reja kolektive banesore kanë vendosur dyer me standarde bashkëkohore. Përmes një furnizimi pubik, Komuna do të vendos dyer të reja edhe tek objektet e vjetra kolektive banesore. Do të kemi projekt për rregullimin e hapësirave tek pallatet e qytetit dhe po ashtu, në programin për Gostivarin e nesërm, kemi paraparë rifasadimin e këtyre objekteve në pjesën qendrore të qytetit”, shpalos planet Bejta.

Ndër projektet e parapara në këtë lagje të qytetit, Bejta renditi më kryesoret.

“Sa i përket Zonës së 7-të, kemi paraparë ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike, blloku 21 prej kolektorit verior (zona 7, Mllaki, Pitarnica, Çajla dhe Forina). Me këtë projekt, fondet e të cilit më janë premtuar nga qeverisja qendrore, çështja e kanalizimeve në këtë lagje do të përmbyllet njëherë e për gjithmonë”, shtoi Bejta, duke thekusar që prioritet mbetet edhe: mirëmbajtja dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta, hartimi i planeve detale urbanistike në qytet, hapja dhe asfaltimi i një rruge në zonën e VII, asfaltimi i rrugës lokale industriale përreth autostradës, si dhe ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë në këtë pjesë të qytetit.

Ide që lindi nga të moshuar e Zonës ishte vendosja e një tavoline për tabelë shahu në mjediset e jashtme të objekteve kolektiv banesore. Ky sugjërim u evidentua dhe Bejta u premtoi banorëve që kërkesa do të realizohet gjatë pranverës që vjen.

 

Comments are closed.