Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli duke folur për zhvillimet politike pak para se të vazhdojë seanca kur edhe pritet votimi për qeverinë Haradinaj, tha para gazetarëve se ka zgjidhje, por sipas tij, kjo zgjidhje vjen “kadal kadale”.
“Ka zgjidhje, kadal kadal”, u shpreh Pacolli i cili iu bashkua koalicionit PAN duke braktisur kështu koalicionin LAA me të cilët arritën marrëveshje parazgjedhore.
Ndryshe, raportohet se Lista Srpska për pak pritet të arrijë në Kuvend pas takimit që këta të fundit patën në Beograd me Marko Gjuriq./Express/