Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha këto ditë festoi ditëlindjen.

Ajo festoi bashkë me familjen dhe miqtë më të ngushtë, ku u befasua në mënyrën më të mirë.

Një ditë pas ditëlindjes së saj, në familjen Rexha u festua përsëri, kësaj radhe ditëlindja e nënës së saj.

Bebe ka ndarë me fansat disa momente nga festimi i ditëlindjes sl nënës së saj, ku në një prej tyre ka habitur të gjithë me një veprim.

“Ditëlindja e nënës është një ditë pas ditëlindjes sime” ka shkruar këngëtarja sipër një videoje në të cilën shihet duke festuar dhe në një moment ndanë një puthje në buzë bashkë me nënën e saj.