Emisioni “Opinion” shënoi mbrëmë 20 vjetorin e themelimit të tij.

Në një mbrëmje plot të ftuar, me shumë politikanë e artistë njohur, prezantuesi Blendi Fevziu festoi 30 vite të karrierës në emisionin e tij shumë të pëlqyer.

Yjet ishin kujdesur që të duken sa më të bukur dhe me klas në këtë mbrëmje, gjersa vëmendje të madhe rrëmbeu njëra ndër këngëtaret, e cila kishte vendosur të shfaqej mjaft ‘e nxehtë’.

Beatrix Ramosaj kishte vendosur që në këtë mbrëmje të shfaqet me një fustan të gjelbër, me prerje të shumta.

Ajo nxori në pah këmbët e saj seksi, ndërsa modeli i flokëve të kapura bënë që këngëtarja të duket edhe më joshëse.