Bashkimi Evropian vazhdon të heshtë përball propozimit të Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndërrimin e versionit aktual të demarkacionit më Malin e Zi.

Ata nuk kanë komentuar madje as emërimet në komisionin e ri për verifikimin e vijës kufitare ndonëse kanë pasur një rol kyç gjatë këtij procesi.

Zyra e BE-së në Prishtinë nuk ka komentuar se rreth  veprimit të qeverisë Haradinaj për kthimin e demarkacionit në pikën zero.

Në një përgjigje për Indeksonline, BE ka thënë se për çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave nevojitet ratifikimi sa më parë i demarkacionit me Malin e Zi.

“Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Ndërkohë që i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova tani është thelbësore që Kosova të ofrojë kushtet e mbetura të liberalizimit të vizave duke ecur përpara dhe duke ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit kufitar dhe duke rritur përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e konsiderojmë atë një përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kërkesat e mbetura për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së.

Ndryshe rikthimi në pikëz zero të ligjit për demarkacionin pos kundërshtimit të ndërkombëtarëve pritet të ketë kundërshtime edhe nga vetë Mali i Zi, sepse kohë më parë parlamenti i tyre ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin duke e quajtur një teme të mbyllur për ta. /Indeksonline/