Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët pasi u bashkuan në komunën e Gazi Babës, ata vendosën të garojnë bashkë me një listë të përbashkët për Këshillin Komunal të Manastirit, njofton TetovaSot.

Bashkimi i tre partive shqiptare, ka ndodhur si pasojë e respektimit të vullnetit të qytetarëve shqiptar të Manastirit, me qëllim të unifikohet vota shqiptare, të ritet numri i këshilltarëve shqiptar si dhe mos të lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë tjera maqedonase.

Kryetarët e 3 subjeketeve politike shqiptare bien dakord për të dalë me një listë të përbashkët për këshilltarë,gjë e cila ka qënë edhe dëshira e kahmotshme e banorëve shqiptar të Manastirit./TetovaSot/