Nën iniciativë dhe organizim të Bashkësisë lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg gjegjësisht sekretarit Zurap Murtezani arritën që të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës , Lëvizja BESA Fatmir Shaqiri, Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Sadiku dhe Aleanca për Shqiptarët Shefik Ukiqi njëzëri u bashkuan dhe vendosën që në zgjedhjet lokale në komunën e Gazi Babës për këshilltarë komunal të garojnë me listë të përbashkët.

Me këtë rast u nënshkriua marrëveshjes për listën e përbashkët për këshilltar komunal i kryetarëve të degëve të BDI, BESËS dhe ASH-Së në komunën e Gazi Babës.