Mediat izraelite kanë njoftuar për gjykimin e gruas së kryeministrit izraelit me akuzë për korrupsion financiar. Kanali i dytë i televizionit izraelit njoftoi se Sara Netanjahu, gruaja e Beniamin Netanjahut do të dalë para gjyqit gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu sipas një raporti të gazetës “Jerusalem Post”, thuhet se në kohën kur ministria e drejtësisë së Izraelit zakonisht përgënjeshtronte spekulimet për gjykimin e Netanjahut ose të gruas së tij, ndërsa tani nuk ka reaguar fare në lidhje me publikimin e këtij lajmi. Gruaja e kryeministrit akuzohet se ka shfrytëzuar burimet financiare publike për të paguar shpenzimet personale.

Sara Netanjahu edhe më parë me akuza të tilla është marrë në pyetje nga policia.