Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan vendin e lënë pas dore nga pushteti lokal, gjegjësisht bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Dauti theksoi se ekipi i tij ka plan konkret për hapjen e këtij bulevardi të rëndësishëm, me vende për parkingje, si dhe me ndriçim publik, që ndjeshëm do ta lehtësoj trafikun e ngarkuar dhe kaotik në Tetovë.