Barcelona ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga gara për Philippe Coutinhon

Drejtuesit e Barcelonës e kanë kuptuar se transferimi i Philippe Coutinhos është i pamundur në këtë afat kalimtar.

E përditshmja katalunase, Sport ka njoftuar se Barcelona përfundimisht është tërhequr nga gara për Coutinhon.

Katalunasit kishin bërë tri oferta për brazilianin, të cilat ishin refuzuar menjëherë nga Liverpool, ku vlera e ofertës së fundit ishte 160 milionë euro.

Barcelona në shtatë orët e fundit të afatit kalimtar, do të tentojë transferimin e Thoma Lemar Të Monacos ose Angel Di Maria të PSG.