Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij.

Barcelona dhe Andres Iniesta vazhdojnë të punojnë në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se palët nuk pritet të kenë telashe për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të tij në Camp Nou.

Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Por, përkundër kontratës së re, Iniesta prapë do të jetë i lirë të vendos për të ardhmen e tij nëse do të pensionohet në Camp Nou, apo do ta provojë një aventurë të fundit, larg Spanjës dhe futbollit evropian.