Barcelona ka 9 mesfushorë për vetëm tre pozita të mesfushës

Skuadra katalunase përveç që ka dështuar të transferoi disa lojtarë, ajo ka dështuar që gjatë kësaj vere të largojë edhe disa lojtarë që i ka tashmë.

E përditshmja spanjolle Marca, ka analizuar skuadrën e Barcelonës, ku shkruan se tashmë ka 9 lojtarë që garojnë për tre pozita.

Busquets, Iniesta dhe Rakitic janë zgjedhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde, por një vend në ekipin e parë e kërkojnë edhe Paulinho, Andre Silva, Turan, Denis Suarez, Rafinha dhe Sergi Roberto.