Ismail Morina po kërkon ndihmë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ismail Morina po i kërkon ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të ndërhyjë tek autoritetet kroate që të mos e ekstradojnë në Serbi, shkruan e përditshmja serbe, Kurir.

 Ballisti, i cili dirigjoi dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe mbi stadiumin e Beogradit, po i frikësohet një ekstradimi nga Kroacia në Serbi dhe gjykimi të padrejtë në gjyqet e Serbisë.

Për këtë, raportohet se Morina po e kërkon ndihmën e kryeministrit shqiptar dhe ndikimin që ia ka tek kroatët për ta parandaluar ekstradimin në Serbi.