Michael Ballack ka zbuluar favoritin e tij në Ligën e Kampionëve.

Michael Ballack beson se Real Madrid është favorit për ta fituar prapë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Për mua, Real Madrid për momentin është në krye të gjithave. Ka përvojë, klas dhe sukses në vitet e fundit”, tha Ballack.

“As PSG me gjithë ato transferime nuk është në nivel të Realit për momentin. Ata janë top skuadër dhe janë të gatshëm ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve edhe pse ka edhe skuadra tjera që mund ta bëjnë”, vazhdoi ai.

“Në letër, Real Madrid është favorit në Ligën e Kampionëve”.