ersonalitete publike e politike, përfaqësues të institucioneve, diplomatë dhe përfaqësues të bashkësive fetare në vend, shijuan sot bakllavanë që tanimë tradicionalisht e shtron kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, me rastin Kurban Bajramit. Ai me këtë rast vlerësoi se festat e këtilla janë një rast i mirë për t’u takuar dhe festuar së bashku.

“Siç e do rendi, për respektin ndaj jush, meqë u bë tradicionale, shtroj dhe ju ftoj të urdhëroni në bakllavanë e Bajramit. Më lejoni që edhe një herë të gjithë myslimanëve dhe atyre që jetojnë nën këtë nënqiell, por edhe përtej kufijve të Maqedonisë, t’iu uroj Kurban Bajramin, lus Zotin për gëzime, mirëqenie, shëndet e mbarësi.”,- deklaroi kryetari i BFI-së, Reis Resul Sulejman Rexhepi.

Bashkësia Fetare Islame këtë evenimentet e organizon tashmë për të tretin vit me radhë.