Autoritetet greke kumtuan se kanë shpëtuar nga jahti i dëmtuar 103 emigrantë, të cilët do të dërgohen në ishullin jugor Kretë.

Në kumtesën e rojës bregdetare theksohet se jahti ishte gjetur nga një anije tregtare në lindje të Kretës herët në mëngjes, pasi autoritetet kishin marrë një thirrje për ndihmë përmes telefonit.

Tani për tani nuk dihet prej ku ka lundruar, e as cili ishte destinacioni i fundit i jahtit.

Roja bregdetare dje ka shpëtuar edhe 107 refugjatë dhe emigrantë nga dy anije të vogla, në dy incidente të ndara në afërsi të ishullit lindor Lezbos.

Sipas të dhënave të KB-së, 15.230 refugjatë ose emigrantë këtë vit kanë arritur në Greqi përmes rrugës detare.