Në kuadër  të zbatimit të planit – Operacionit  “Summer 2017 Elbasani” me qëllim  bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara,  ditës së sotme gjatë kontrollit  të   ushtruar  në Lagjen “Dyli Haxhire”  nga  efektivat e policisë në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të  dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi  dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA .

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor, bëjnë me dije burime policore.

Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet  e  Tregut.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen veprimet proceduriale  për dokumentimin e kësaj ngjarje.