Atletico Madrid nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të La Ligas spanjolle.

Dy skuadrat kanë pasur rastet e tyre por nuk kanë arritur të shënojnë.

Pas këtij barazimi, Atletico pozicionohet në vendin e 3-të me 15 pikë të grumbulluara, 3 më pak se barcelona që të dielën luan kundër Las Palmas.