Futbollisti i Manchester Utd, Marcus Rashford, është potencial i hatashëm, por çuditërisht askush nuk flet për të. Phil Neville ka thënë se Rashford ka potencial të bëhet lojtar i nivelit botëror dhe është në një nivel me Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen. “Të gjithë flasin për Dembelen dhe Mbappen, por askush nuk flet për Rashfordin në vendin e tij.

Pasi është anglez njerëzit thonë ‘ai luan në krahun e djathtë, është i mirë’. Ai është në një nivel me Dembelen dhe Mbappen dhe mund të luajë edhe në krahun tjetër. Njerëzit thonë se ai mund të luajë edhe në qendër pasi është mjaftë i mirë”, ka thënë Neville.