Këngëtari i njohur Art Abazi pak orë më parë ka bërë një postim ku shihet së bashku me yllin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Arti në këtë fotografi kishte lavdëruar këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarusha për muzikën e mirëfilltë që ajo ka bërë ndër vite, përderisa ka thumbuar këngëtaret e ditëve të sotme, transmeton Gazeta Express.

 Arti kishte thënë se këto këngëtare kur të arrijnë në moshën e Pagarushës, nuk do të ketë dëshirë askush të bëjë fotografi me to.

“Me ,,kēngtaret,, qe i kemi sot, n’moshēn e saj, nuk po besoj qe ka me pasē qef najkush me bo foto ???? #nexhmijepagarusha”, kishte shkruar ai.

Mirëpo, ky postim ka nxitur komente të shumta.

Një nga komentuesit kishte postuar një fotografi teksa aludonte në operacionet plastike.

Mirëpo, këngëtari Abazi ka sqaruar postimin e tij.

Ai ka thënë se kuptimi i asaj çfarë ka shkruar nuk ka të bëjë me pamjen e bukurinë.

“Maestro, kuptimi i pershkrimit t’fotos, nuk ka lidhje me pamjen e me bukurinë .

Thjeshtë, e pakrahasueshmja Nexhmije , ka lonë vepra , t’cilat e bojnë TE PAHARRUESHME , per dallim prej ,,kengtareve,, aktuale qe fatkeqsisht jon vec t’momentit”, kishte sqaruar ai.