Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo insiston se nuk ka kryer evazion fiskal, pasi ka paguar taksat me rregull

Portugezi thotë se avokatët e tij merren me çështjet ligjore, pasi ai ka vetëm gjashtë vjet shkollë dhe di të luajë vetëm futboll.

“Unë jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll, për llogaritë e mija paguaj njerëz profesionist që merren me to”, ka thënë Ronaldo përpara gjyqtares Monika Gomez Ferrer.

“E përsëris, unë i kam paguar taksat, nëse nuk kam paguar mjaftueshëm do t’i paguaj sërish”. /Express/