Arsenali ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Skuadra e Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy humbjeve radhazi ndaj Stoke Cityt dhe Liverpoolit.
Topçinjtë e dominuan gjithë ndeshjen dhe këtë e tregoi goli i hershëm i tyre në minutën e gjashtë me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Sead Kolasinac.
Goli i dytë i gjigantit londinez erdhi nga sulmuesit francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi në minutën e 27 pas asistimit të Welbeck dhe dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 2-0.
Lacazette po tregon formë të mirë në ndeshjet e para
Në pjesën e dytë, Topçinjtë arritën ta menaxhojnë mirë ndeshjen dhe shënuan edhe një gol tjetër, i cili i blindoi fitoren me rezultat 3-0.
Ishte përsëri Welbeck, i cili shënoi në minutën e 50 pas asistimit të Aaron Ramseyt duke vulosur rezultatin përfundimtar.