Arrestohet një serb në Stacion të Autobusëve – u ka kërkuar para disa personave për t’i dërguar në Europë

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Stacionin e Autobusëve të Kosovës. Policia për Express e ka konfirmuar ketë rast. Sipas tyre personi i arrestuar u ka kërkuar para personave për t’i dërguar në Europë.
“Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb”, ka thënë për Express Daut Hoxha, zyrtar për informon në Policinë e Kosovës.
Ai ka treguar se Policia edhe më tej do të ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftojë me kohë.