Një person është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi shfrytëzonte foshnjën 1 mujashe për të lypur në rrugë.

Në pranga ka rënë Tomorr Roko, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur, pas në rrugën e “Elbasanit” është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M.R.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.