Mesditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan ishin të ftuar dy gazetarët e njohur. Bëhet fjalë për Arjan Çanin dhe Eni Vasilin. Mes shumë batutash gjatë emisionit Çani rrëfeu se si humbi 35 kilogramë për një vit. Gazetari tregoi se nuk ha fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, mish pule, perime dhe nudëllsa orizi. Ndërsa shtoi se në mëngjes ha gjëra të vogla dhe se nuk ha darkë.

“M’u desh një vit për të hequr 35 kile. Gjeta ushqimin tim të preferuar që s’ka as korbohidrate as yndyra, nuk ha absolutisht fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, mish pule, perime dhe nudëllsa orizi që është një ushqim që s’ka as kalori, asgjë. Unë ha nudëllsa çdo drekë, në mëngjes ha gjëra të vogla ose thuajse fare dhe darkë nuk ha. Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet t’ma qani hallin”, u shpreh Arjan Çani.