Galatasaray rikthen në radhët e veta reprezentuesin turk.

Pasi që afati kalimtar në Turqi vazhdon të mbetet i hapur edhe sot, klubet e mëdha të Super Ligës së këtij vendi po bëjnë transferime të mëdha.

Bomba vjen nga gjiganti Galatasaray, që është shumë afër ta bind Arda Turanin të kthehet në Stamboll, në skuadrën ku edhe e ka nisur karrierën.

Arda që është pjesë e Barcelonës, pritet të kalojë në formë huazimi për dy vite në Turk Telekom Arena, pasi që në Camp Nou ai më nuk ka vend në formacionin e Erneste Valverdes.

Me transferimin e Ardas, Galatasaray kthehet në njërin prej kandidatëve kryesor për titullin e kampionit në Turqi.