Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) mori vendim që ndeshja e parë e një të tetës së Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Vardarit të anulohet, për shkak të ndeshjes së Vardarit në fazën e grupeve nga Liga e Evropës dhe ndeshjes me Zenitin.
Dueli është dashur të mbahet më 13 shtator (e mërkurë), por për shkak të faktit që “vardarasit” vetëm një ditë më vonë e luajnë ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Evropës kundër ekipit rus Zenit, dueli me Shkupin nuk do të mbahet në terminin e parashikuar. Data për këtë ndeshje nuk është caktuar.
Shtatë ndeshjet tjera të 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë do të luhen të mërkurën me fillim në ora 15:30.