Oliver Andonov i cili për opinionin është i njohur si “ministër për një ditë”, në mënyrë ligjore është shkarkuar nga posti i fundit që e kryente, gjegjësisht si drejtor i ndërmarrjes publike “Jasen”. Këtë njëzëri e konfirmoi Komisioni për parandalimin e korrupsionit. Andonov ndonëse u ankua për shkarkimin nga qeveria, pikërisht dokumentet e dorëzuara pranë komisionit kanë treguar se ai nuk ka të drejtë.
Duket qartë se nga dokumentet e dorëzuara për ankesën, vetë veprimi i shkarkimit në formë të vendimit është marrë më 05.08.2017, ditë që nuk e përfshin shpalljen dhe marrjen e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, si fakt notor dhe të pakontestueshëm. Kjo shihet edhe nga dokumenti- tha Igor Tanturovski, kryetar i KSHPK-së.
Andonov në seancën e hapur të komisionit hyri menjëherë pasi përfundoi pika për ankesën e tij. Për mediat deklaroi se nuk e dëshiron postin e më hershëm në Jasen, por se lufton për sundimin e të së drejtës.
Ja ku është firma e kryetarit të Këshillit drejtues, dokumenti origjinal i Jasenit, me firmë se kur e kam pranuar, 11.08. cili është shkaku që dikush të konstatoj se kjo ka ndodhur me datën 05, unë me të vërtetë nuk e di- tha Oliver Andonov, ish drejtor i NP-së Jasen.
Andonov postin e drejtorit në Jasen e kreu tre muaj e gjysmë dhe mes tjerash ishte përgjegjës për bunkerët e ARM-së të cilat në rast të krizës ushtarake duhet të jenë qendër komanduese e ushtrisë, por edhe vendstrehim për krerët e shtetit. Ai përveç ministër një ditor për punë të brendshme ishte edhe anëtar aktiv i lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë GDOM. Tani Andonov thotë se dëshiron t’i kthehet profesionit të tij. Në seancën e sotme Antikorrupsioni hodhi poshtë edhe ankesën e Lidija Bogdanovskës, e cila u ankua ndaj shkarkimit nga posti drejtoreshë e Shërbimit për sisteme hapësinore dhe informative pranë Ministrisë së Ambientit. Nga Antikorrupsioni thonë se nuk kanë marrë ankesa tjera për shkeljen e Kodit zgjedhor./alsat-m