Në sheshin Maqedonia në Shkup sot do të zbatohet anketa e dytë rrugore në kuadër të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, atë Jugperëndimor të Vardarit dhe të Shkupit”, i financuar nga BE-ja.

Si vazhdim i aktivitetit të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, anketa e dytë rrugore ka për qëllim ta vë në pah vetëdijen e rritur të qytetarëve lidhur me menaxhimin me mbeturina dhe informimin e tyre lidhur me aktivitetet e projektit.

Qytetarët kanë mundësi që përsëri ta shprehin mendimin e tyre dhe qëndrimet e tyre lidhur me menaxhimin me mbeturinat në rajonin e tyre.

Qëllimi i projektit është të arrihet sistem i integruar dhe i vetqëndrueshëm financiar për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, atë Jugperëndimor të Vardarit dhe të Shkupit dhe të përmirësohet standardi jetësor i përafërsisht 1.200.000 banorëve të cilët për momentin në vit prodhojnë 330.000 tonë mbeturina.

Projekti i përfshin 43 komuna prej katër rajoneve.

Gjatë projektit do të përpilohen studime dhe dokumente të shumta, si plane rajonale për menaxhim me mbeturinat, vlerësimi strategjik i mjedisit jetësor, studime të fizibilitetit, analiza të shpenzimeve, vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësor, projekte bazë dhe ndihmë gjatë përpunimit të dokumenteve për tenderë për marrëveshje për punë dhe furnizime për ndërtimin e instalacioneve të zgjedhura për trajtimin dhe mënjanimin e mbeturinave, mbylljen e deponive të egra jostandarde dhe furnizimin e pajisjeve për grumbullimin dhe ngarkimin e mbeturinave në pajtim me standardet e BE-së.