Angelina Jolie ka folur rreth asaj se sa e vështirë ka qenë për të, vitin e kaluar pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Brad Pitt.
“Ndonjëherë ndoshta duket se po tërheq të gjitha së bashku, por me të vërtetë po përpiqem të kaloj nëpër ditët e mia. Nuk më pëlqen të jem vetëm. Nuk është diçka që unë doja. Nuk është një gjë e këndshme, është e vështirë”, tha Angelina për The Telegraph.
“Emocionalisht ka qenë një vit i vështirë, kisha edhe disa probleme shëndetësore”, shtoi Angelina duke iu referuar hipertensionit të saj.
“Ndonjëherë ndjehem sikur trupi im ka marrë një goditje, por përpiqem të qesh sa më shumë që të jetë e mundur. Unë nuk dua ta transmetoj stresin tek fëmijët e mi, dua të ndjejnë gëzim. Edhe në qoftë se jeni duke kaluar nëpër kimioterapi, ju duhet të gjeni aftësinë për të dashur dhe për të qeshur”.