Aktorja e famshme hollivudiane, Angelina Jolie, aktualisht gjendet në festivalin e filmit në Toronto bashkë me pesë nga gjashtë fëmijët e saj.

42 vjeçarja është e pranishme në këtë festival ku edhe e dha premierën e filmit të saj më të ri “The Breadwinner”.

Në këtë film Jolie ka shërbyer si producente ekzekutive, ndërsa tregimi i këtij filmi të animuar shtjellon sfidat e një vajze afgane.

Ndërkaq, sa i përket jetës së saj private, pavarësisht se përflitej për një pajtim mes dyshes, Angelina dhe burri i saj i tëhuajsuar Brad Pitt po divorcohen pasi që procedurat po shkojnë ashtu siç ishin planifikuar.