Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) Jukija Amano paralajmëroi se situata në Korenë Veriore paraqet kërcënim global.

Ai në panel diskutimin “menaxhimi bërthamor global – Quo vadis?”, në kuadër të Forumit të Bledit, deklaroi se situata në Gadishullin korean është shqetësues.

“Konsiderojmë se ky është kërcënim global. Në të kaluarën disa mendonin se bëhet fjalë për problem rajonal, por tani është e qartë se bëhet fjalë për problem global”, theksoi Amano.

Ai shtoi se në të kaluarën ka ekzistuar shqetësim vetëm për armatimin bërthamor, ndërsa tani ky është në kombinim edhe me raketat me arritje të gjatë. ANEB-i e ndjek situatën përmes satelitëve sepse inspektori i fundit i organizatës e ka braktisur vendin në vitin 2009.

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Roza Gotemler gjithashtu theksoi se situata nga perspektiva e Aleancës paraqet çështje globale dhe sfidë dhe gjithashtu duhet të trajtohet.

“Kjo është çështje globale, nuk është punë vetëm e shteteve aziatike dhe e aleatëve të SHBA-së, si Japonia dhe Koreja Veriore. Ky është kërcënim global dhe kështu duhet të trajtohet”, tha ajo.