Federata Maqedonase, prej disa ditësh ka nxjerrë njoftimin me çmimet e biletave të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri që do të luhet të martën në Strumicë.
Por ka një problem: nuk ka asnjë lajmërim dhe askush nuk ia ka idenë se ku shiten këto bileta
Tifozët, të cilët nuk kanë marrë përgjigje nga Federata, u janë drejtuar edhe mediave maqedonase. Por edhe këto të fundit kanë ngritur supet, duke mos ditur se çfarë përgjigje t’i japin dhe i kanë drejtuar të njëjtën pyetje federatës, shkruan “Panorama Sport”.