Almeda Abazi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare që bënë karrierë ndërkombëtare.

Modelja është martuar gjatë muajit shkurt të këtij viti me aktorin Tolgahan Sayisman.

Duket se mes tyre ka harmoni të jashtëzakonshme dhe këtë e dëshmon përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, Abazi ka befasuar të gjithë me fotografinë e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ajo ka krahasuar fytyrën e bashkëshortit të saj, i njohur më mirë si “Çënari”, me një tigër.

“A nuk janë të njëjtë????”, ka shkruar në Instagram, Almeda e cila pritet ta shohim këtë vit në pasarela të ndryshme në shtetin turk.