Një 8 vjeçare greke e prekur nga kanceri është dërguar sot për në Britaninë e Madhe për kurim më të specializuar.

Rasti i Evangelia Kastrinakis nga Kreta ka shkaktuar emocion pan helenik.

Pas thirrjes së familjes së saj për ndihmë financiare për ta çuar vogëlushen në një qendër të posaçme në Londër, mijëra ishin ata që u sensibilizuan.

Mes tyre, është edhe shqiptari Alket Rizai, i njohur jo pak për bamat e tij në shtetin greke.

Gjyshi i vajzës së vogël, George Kastrinakis ka deklaruar se midis atyre që kanë dhënë para për kurimin është edhe Alket Rizai me shokët e tij të burgu.