Antonio Milloshovski pa dyshim se tani për tani fshehet pas petkut imunitarë duke shpërfaqur ,,BOMBA,, sipas tij për shpërdorime me pushtetin. Kjo paraqitje është qyqare, por dua të RUKUJTOJ faktin se ;- Para një viti kemi shprehur dy qasje duke konstatuar se PA HEZITIM është e njohur se materijalet e përgjimit bile edhe më shumë se aqë , që ishin dorëzuar atëherë në duart e liderit opozitarë Zoran Zaev, materijale të tilla janë paoshtu edhe në duart e establishmentit operativ të Vmro-Dpmne-së. Ky fakt edhe në të ardhmen nëse nuk rreflekton kjo klasë politike e kryesuar nga establishmenti i BDI-së për tërheqje nga skena politike, BARAZI për shqiptarët nuk mund të ketë sepse ata janë TË KAPUR dhe do të jenë të SHANTAZHUAR nga të dy taboret e bllokut maqedonas, kurrëdo që të vlerësojnë ata . ,,BOMBA,, për shpërdorime maramendëse me pushtetin si duket do të shpërfaqen nga deputetët e Vmro-së në forma të ndryshme edhe pasi të fillojë fushata elektorale për këto zgjedhje lokale. Me ata mund të ketë të ngjarë të lëkundet skena politike duke pësuar plasaritje të përmasave të paimagjinueshme. Jam prononcuar se këto stigmatizime qyqare pas petkut imunitarë nga Milloshovski dhe të tjerë as që më bëjnë përshtypje, sepse shpërdorimet me pushtetin një dekadësh janë, duken dhe ndjehen ashiqare , megjithate ,kureshtja tek qytetarët do të mbetet për ate se a do të veprojnë organet kompetente sipas ZËRIT TË ARRITUR !