Zgjedhjet lokale në Maqedoni këtë vit kanë sjellur shumë risi dhe një garë të fortë mes kandidatëve ku do të prballen me të gjithë forcën që kanë pasi siç mësohet këto zgjedhje janë për disa edhe fundi i tyre në jetën politike nëse nuk marrin votën për të udhëhequr me kumnat.

Një risi e veçant në këto zgjedhje është edhe me komunën e  Çairit, ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka përzgjedhur direkt zv/ministrin e Arsimit Visar Ganiun si kandidat për kryetar komune.  Ahmeti me përzgjedhjen e Ganiut ka sjellur edhe reforma në degën e Çairit duke e shtrirë dalëngadalë edhe në komunat tjera.

Kandidati i BDI-së Visar Ganiu ka qenë i shtjelluar edhe nga faktori ndërkombëtar, Tirana dhe Prishtina.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen me 15 tetor ku në Çair do të garojnë vetëm kandidatët shqiptarë nga BDI-ja, BESA, ASH-ja dhe PDSH-ja. /TetovaSot/