Sulmuesi Alexis Sanchez e ka bërë të qartë nervozizmin e tij, pas dështimit që në ditën e fundit të afatit kalimtar të kalojë në Manchester City.

Tash ai nuk dëshiron që të luajë për Arsenalin, pavarësisht se klubi nuk deshi që ta shesë, shkruan Goal.

Kështu Manchester City i ka premtuar kilianit se do të angazhohen përsëri që atë ta blejnë në afatin e janarit.

Një burim i afërt me lojtarin ka thënë se Alexis ishte përcaktuar të kalonte në Etihad Stadium, për një marrëveshje që kapte vlerën e 60 milionë funtave.