Kandidati për kryetar komune nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës iu premtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e malësisë. Ai premtoi investime në rrugë, shkolla, ujësjellës si dhe rregullimin e shtratirt të lumit.

Kemi paraparë rregullimin e rrugëve në dinamik. Pasi ka nevojë si fshatë për infrastrukturë, dhe në disa pjesë ndërtimin e kanalizimeve besoj se janë investime modeste por të arritshme dhe të mundshme dhe kuptohet që gjatë mandatit katër vjeçar, me një menaxhim të ndershëm pa korrupsion dhe keqpërdorime, do të angazhohemi me domosdoshmëri për një problem siç është shtrati i lumit që bëri probleme dhe dashtë Zoti kurrë mos përsëritet, por ne duhet të jemi të përgatitur. Nuk duhet ti sanojmë problemet por duhet ti menaxhojmë ato- deklaroi Adnan Neziri. Aleanca për Shqiptarët.

Comments are closed.