Aleanca për Shqiptarët do të ketë një surprizë të këndshme për votuesit në komunën e Likovës. Burime nga kjo parti, thonë se emri i tij nuk është përmendur deri tani nëpër mediume dhe se është kandidat me gjasa të mëdha të fitojë në raundin e parë zgjedhor.

Edhe pse ende nuk e tregojnë emrin, në ASH thonë se bëhet fjalë për aktivist shumëvjeçar, posaçërisht në sferën e arsimit. “Ai është kandidat i pranueshëm për qytetarët e komunës së Likovës, një komunë me potencial të madh, por që është anashkaluar deri tani.

Për këtë arsye jemi të bindur se kemi gjasa të mëdha të fitojmë në raundin e parë, por edhe nëse nuk fitojmë në raundin e parë, fitoren në raundin e dytë me këtë kandidat e kemi të sigurt”, thonë burime nga Aleanca, duke paralajmëruar se emri i tij do të shpallet brenda dy-tre ditëve.