Koreografi i trupës së baletit të Tv Klan, Albi Nako ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku përmes humorit i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve lidhur me divorcin dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten Klaudia Pepa.

Ai tha se arsyeja se përse nuk sakrikoi karrierën dhe të shkonte në Itali tek Klaudia ishin pikërisht prindërit e tij. Nako tha se është djalë i vetëm dhe nuk do të lejonte që prindërit e tij të qëndronin vetëm në shtëpi.

“Kjo është pyetje me vend. Rrugëtimi dhe sakrica e Klaudias padyshim nuk ka asnjë lloj kuptimi të kthehej këtu. Ma kanë thënë edhe të tjerë këtë. Unë jam djalë i vetëm, jam rritur me shumë sakrica dhe dashuri nga prindërit e mi që sot janë në një moshë të thyer dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do lejoja që prindërit e mi të jenë të braktisur në atë shtëpi. Kjo ka qenë arsyeja”, tha Nako,

Nako tha se u emocionua kur pa videomesazhin e Klaudias, por jo për frazën ku ajo e quajti vëlla, por nga distanca dhe koha e gjatë që nuk janë takuar.

“Mos të lëntë Zoti pa motër në këtë jetë. Momenti emocional i imi nuk ishte për frazën, se ajo u interpretua në mënyra të ndryshme, por nga distanca dhe nga koha e gjatë që nuk jemi parë. Normalisht jemi njerëz dhe prekemi. Ishte një lloj prekje, por për videon në tërësi, jo për frazën që ajo më quajti vëlla. Unë nuk ndjeva asgjë”, tha Nako.