Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip ka ngritur penale për kryetarin e Komunës së Shtipit, Illço Zahariev (57), për shkat të dyshimit se e ka keqpërdorur pozitën e vet zyrtare.

Sipas aktakuzës, Zahariev akuzohet se si kryetar komune ka bërë marrëveshje më Kompaninë nga Shtipi që ka qenë e dëmshme për Komunën dhe me këtë i ka shkelur rregullat ligjore sepse nuk ka pasur bazë për bërjen e një marrëveshje të tillë.

“Pikërisht I.Z ka marrë mjete financiare me lartësi prej 1.567.619 denarëve për rregullimin e një toke ndërtimi në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip në vitin 2004 në vend të mbledhjes së fondeve në vlerë prej 1,899,918 denarë për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e një objekti me një lokacion në zonën perëndimore industriale në Shtip (që në planet urbanistike ekziston nga viti 2014), i akuzuari ka paguar vetëm 332.299 denarë që ka shkaktuar dëm në Komunë”, informojnë nga MPB-ja.