Ryan Phillippe, aktori i famshëm hollivudian duket se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij private.

Së fundmi ai gjendet vetëm nën ndikimin e substancave narkotike dhe alkoolit dhe këtë fakt nuk e mohojnë as miqtë apo menaxheri i tij. Ditët e fundit kundra tij është një ngritur një akuzë se ka dhunuar fizikisht ish të dashurën e tij, modelen Elsie Hewitt.

Kjo e fundit është shfaqur me hematoma në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka kërkuar dëmshpërblim nga aktori prej mbi 1 milionë dollarësh për dhunën e shkaktuar.

Elsie ka shkuar në shtëpinë e Ryan për të marrë sendet e saj personale ku ka nisur edhe një debat me të që më pas ka degjeneruar në dhunë fizike./