Kaan Urganc?o?lu është ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi,kurse për shqiptarët u bë i njohur me rolin e tij si ‘Emir’ në serialin ‘Kara Sevda!
Aktori po përjeton emocione të forta në jetën reale. Prej disa muajsh, Kaan është në një lidhje dashurie me aktoren e re turke Zeynep Oymak.
Por të dashurën e Kaan, do e shihni shumë shpejt të aktrojë në disa seri të serialit turk “Dashuri me Qira”. Në sezonin e dytë të këtij seriali që transmetohet çdo ditë në orën 17.00 – 18.00 në Vizion Plus, Zeynep do të luaj rolin e motrës së vajzës që Ismail dashuron.