Lajmi i lumtur për aktorin e njohur si Fakurku i “Nusja e Stambollit” bëhet i ditur nga gazeta “HaberTurk”, sipas të cilës e dashura e tij është dy-muajshe shtatzënë.

Aktori 45-vjeçar Ozcan Denis do të bëhet baba nga 25-vjeçarja, Feyza Aktan, me të cilën është në një lidhje dashurie prej më shumë se një viti.

Sipas “Haberturk”, Deniz është parë tejet i lumtur dhe dridhej teksa përqafonte të dashurën e tij.

Çifti kishte nisur përgatitjet për martesë, por tashmë mësohet se ata nuk do të nxitojnë në mënyrë që nëna e ardhshme të mos përjetojë telashe gjatë shtatzënisë.