Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në qendër të Prishtinës. Me këtë rast, autoritetet e sigurisë arrestuan disa persona pasi të njëjtëve u janë gjendur substanca narkotike.

Indeksonline ka përcjellë nga afër këtë aksion në kryeqytet. Sipas PK-së, 15 persona gjatë kontrollit ishin nën ndikim të alkoolit, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, afër objektit të Bankës Qendrore dy prej tyre iu është konfiskuar drogë e tipit ‘marihuanë’. Dy të dyshuar janë shoqëruar për në stacionin qendër të policisë.

Kurse rreth orës 4:00 të mëngjesit në stacionin e trenave policia ka kapur poashtu drogë e tipit marihuanë.

Shikojeni më poshtë videon: