Në parkun e qytetit në Shkup sot do të mbahet një eveniment muzikor humanitar, në të cilin do të dhurohen pajisje shkollore për fëmijë të familjeve me status të rrezikuar social. Kjo ngjarje është në organizim të “Lëviz me gisht”, Shoqatës ndërkombëtare – Shkup, Shoqatës kombëtare të të rinjve të Maqedonisë dhe Agjencisë për rini dhe sport.

Në këtë koncert do të shfaqen shumë këngëtarë dhe persona të njohur, ndërsa qytetarët humanë do të dhurojnë pajisje shkollore, gjegjësisht fletore, lapsa, stilografë, çanta, libra dhe të tjera, që do të mund t’i dorëzojnë te furgoni i organizatës “Lëviz me gisht” që do të funksionojë si pikë për mbledhjen e donacioneve.

Donacionet do t’ju jepen rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë, nxënësve të shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë, Sh.F. “Marko Cepenkov” në Zelenikovë, Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë, Sh.F.”Rajko Zhinzifov” në Draçevë, Sh.F.”Dituria” në Saraj dhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Lubin.